spot_img

Fshati që kërkon banorë, Italia jep para dhe nënshtetësi për ata që shkojnë të jetojnë

spot_img

Një tjetër fshat italian po ofron para për të shkuar për të jetuar atje, dhe ju mund të paguheni deri në 40,000 Euro. Fshati i vogël, Santo Stefano di Sessanio, ndodhet në majë të një kodrine dy orë larg Romës.

Marrëveshja përfshin një pagë mujore për tre vitet e para, deri në vlerën e 8,000 Euro në vit, duke arritur në diçka më shumë se 21,000. Një grant i vetëm prej 20,000 € do të jepet gjithashtu për këdo që fillon një biznes të ri që ndihmon qytetin, të tilla si në industrinë e ushqimit ose shërbimit.

Gjithashtu marrëveshja përfshinë edhe pronën me qira, por ende kjo nuk është vendosur në lidhje me sa do të paguajnë vendasit e rinj. Detyrimi vetëm është që aplikuesit të jenë në gjendje të bëhen banorë të Italisë, dhe të jenë nën 40 vjeç. Si dhe kush është që duhet të jetojnë atje për të paktën pesë vjet.

Fshati ka vetëm 115 banorë, me më shumë se gjysmën e tyre pensionistë dhe më pak se 20 janë fëmijë nën moshën 13 vjeç. Sipas Kryetarit të Bashkisë Fabio Santaviça prej fillimit të Tetorit kur u hap thirrja, më shumë se 1,500 persona kanë aplikuar.

Italia është një ndër shtetet me popullsinë më të plakur dhe shumë fshatra janë pothuajse zbrazëta . Këto lloj atraksionesh në Itali janë bërë të zakonshme, për të thithur banorë të rinj dhe emigrantë.

Në vitin 2017, fshati Bormida ofroi 2 000 euro për ata që do të shkonin të jetonin atje. Të njëjtën gjë bëri edhe Molize në 2019. Ndërsa në fillim të këtij viti, Musomeli i Siçilisë nxori në shitje për 2 euro shtëpitë e braktisura, me kusht që blerësi t’i rinovonte.

Klan Plus

NGJARJE TË TJERA

spot_img