spot_img

Dashuria që përfundoi në tragjedi nga tërmeti, dedikimi prekës i babait të 17-vjeçarit

spot_img

Tërmeti i pasdites së djeshme në ishujt grekë përballë Turqisë shkaktoi viktima dhe shkatërrim në të dy shtetet.

Blancin më të rëndë po e paguan Turqia, në të cilën deri më tani janë nxjerrë 26 të vdekur nga rrënoja, ndërsa numri i të lënduarve numërohet në gati 400 të tillë.

E gjithë Greqia dhe ishulli Samos kanë mbajtur zi për vdekjen e dy të rinjve, Aris 17 vjeç dhe Claire 15 vjeçe, të cilët i zuri sipër një mur që u shemb si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit që goditi dje Turqinë dhe Greqinë.

Sipas banorëve, dy fëmijët ishin larguar nga shkolla dhe po ktheheshin në shtëpi kur kaluan në rrugën e ngushtë, të cilën e përdornin pothuajse çdo ditë, shkruajnë mediat greke.

Në momentin e tërmetit , studenti 17-vjeçar përqafoi të dashurën e tij 15-vjeçare për ta mbrojtur, por pa imagjinuar se të dy do të ndërronin jetë nën rrënoja.

Babai i Arisit është shprehur se ka kuptuar që diçka nuk shkonte kur ka telefonuar të birin pas tërmetit dhe ai nuk është përgjigjur.“E kuptova që diçka nuk shkonte kur ai nuk më mori telefonin. Filluam të kërkojmë… Ata ishin dy fëmijë të dashur. Djali im ishte i lumtur që ishte me Claire. Ata u larguan të përqafuar. Ai e përqafoi atë edhe në momentin e fundit”, ka thënë babai i 17 vjeçarit.

Gjithashtu nëpërmjet një statusi në Facebook ai i ka kushtuar një shkrim djalit të tij.

“Krenohesha me ty djali im. Shihja tek ti rininë time. Merrje frymë për Claire dhe Claire merrte frymë për ty. Pak ditë më parë ishe i lumtur se ajo festonte ditëlindjen. Ne që ngelëm mbrapa nuk kemi fjalë dhe nuk kemi më lot në sy. Dua që ta mbrosh edhe atje lart. Me ju iku dhe zemra ime”- shkruan babai i Aris.

NGJARJE TË TJERA

spot_img