Dy bukuroshet e ekranit Viola dhe Petrula Spiro kanë humbur të atin e tyre si pasojë e Covid 19.
Rodolf Spiro ka qenë duke u kuruar në Turqi pasi ishte prekur prej disa ditësh nga Covid, ndërkohë që nuk ka mundur dot ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë.
Spiro ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare, ndërsa varrimi bëhet sot në orën 15:00.
Ai jetonte mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, ndërsa sëfundmi ishte transferuar në atdhe.
63-vjeçari kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, çka e ka bërë dhe më të vështirë betejën e tij me Covid