Disa foto janë duke bërë xhiro nëpër botë, teksa një dhëndër shihet duke dhunuar fizikisht gruan e tij në ditën e dasmës. Mediat e huaja shkruajnë se arsyet e konfliktit ende nuk dihen. Mendohet se problemi ka lindur pasi burri ka shkuar të marrë nusen në shtëpinë e mamasë.
Në videon e publikuar tregohet se çifti ka hapur krahun buzë rrugë dhe kanë dalë të dy. Në këtë moment dhëndri ka nisur ta rrahë nusen e cila dëgjohet teksa qan. Pavarësisht ndërhyrjes së të afërmve të saj, dhëndri ushtroi dhunë mbi nusen, ndërsa momentet janë kapur nga një qytetar me telefon celular.