Vjena është terrorizuar mbrëmjen e sotme nga një sulm i koordinuar në 6 pika të ndryshme të qytetit, ku deri tani raportohen se të paktën janë 7 viktima dhe shumë të plagosur.
Shumë njerëz janë bllokuar në zona të ndryshme, pasi Ministri i Brendshëm u bëri thirrje që të mos lëviznin. Një qytetar grek rrëfen sulmin terrorist që e pa me sytë e tij.
“Ndodhi pranë një kishe. Miqtë e mi janë të mbyllur në katin e parë të një restoranti. Ata nuk lejohen të dalin sepse janë relativisht afër dhe ende nuk i kanë gjetur autorët.
Jashtë ka snajperë dhe shumë oficerë policie. Në zonën ku ndodhi sulmi ka një rrëmujë të madhe” tha ai.