Si pasojë e një sulmi terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë të Austrisë kanë vdekur pesë persona.
Pak më parë është konfirmuar viktima e pestë, derisa tashmë është publikuar edhe emri dhe fotografia e njërit prej të dyshuarve për këtë sulm.
Kujtim Fejzullahu, raportohet të jetë vjeçari i dyshuar për sulmin terrorist të ndodhur mbrëmë në Austri, e që thuhet të ketë prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
20 vjeçari ishte lindur dhe rritur në Austri, teksa ishte një nga 90 islamistët austriak që donin të udhëtonin në Siri.
Ai u ndalua ta bënte këtë në muajin korrik, por që nga policia nuk u besua që ai po planifikonte të kryente një sulm terrorist në Vjenë./Lajmi.net/