ISIS-i ka marrë përgjegjësinë për sulmin e mbrëmshëm terrorist në Vjenë, akt ky i kryer nga Kujtim Fejzullahi, një shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Siç raportojnë mediat austriake, ISIS ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin, duke e quajtur kryerësin e saj, si “ushtar të Kalifatit”, transmeton lajmi.net.
Komunikata e ISIS-it është lëshuar në platformën e lajmeve “Nashir News”.
Sidoqoftë, mediat austriake hedhin ende dyshime mbi vërtetësinë e kësaj deklarate.
Deri tash, nga sulmi i mbrëmshëm në Vjenë të Austrisë janë konfirmuar katër viktima, 23 të lënduar si dhe 14 të arrestuar.