Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, thotë se mori vendim ta votojë qeverinë Hoti vetëm që të mos i shohë ‘Haki Abazët në qeveri’.
Duke iu referuar një interviste të Haki Abazit ku ai akuzon Thaçin, Shala tha se për ‘këtë e ka votuar qeverinë Hoti’.
“Me të kuptuar se vota ime është vendimtare, kam ardhur ta votoj qeverinë Hoti, për shumë arsye. Ka pas shumë Haki Abaza në qeverinë e kaluar që kanë nxjerr vrer kundër UCK-së, për këtë dhe 100 mijë arsye të tjera kam ardhur në sallën e Kuvendit për ta votuar qeverinë Hoti”, ka thënë Shala në T7.