Kanë përfunduar ndeshjet e rrethit të tretë të Ligës së Kampionëve te zhvilluara të Martën nga grupet A,B,C dhe D, raporton KosovaPress.
Kryendeshja ndërmjet Real Madridit dhe Interit i takoi spanjollëve me rezultat 3-2.
Fillimisht Real Madridi krijoi avantazh të dyfisht me golat e realizuar nga Benzema dhe Ramos, kurse më pastaj Interi e barazoi rezultatin me golat e Martinez dhe Perisic.
Fitoren Real Madridit ia siguroi Rodrygo në minutën e 79’ të ndeshjes.
Në ndeshjen tjetër, Liverpooli e mposhti si mysafir Atalantën me rezultat 0-5 me golat e realizuara nga Jota (3), Mane dhe Salah.
Rezultatet tjera ishin këto:
Porto – Marselle 3-0
Manchester City – Olympiacos 3-0
Midlyjand – Ajax 1-2
Salzburg – Bayern 2-5