spot_img

Zgjedhjet SHBA 2020: Pennsylvania vendos për Shtëpinë Bardhë, 44 mijë vota e vendosën herën e kaluar

spot_img

Si duket në zgjedhjet e 2020’s në Shtetet e Bashkuara tani do të jetë shteti i Pennsylvania me 20 votat e saj në kolegjin elektoral që do të jetë ‘kingmaker’ për prijësin në Shtëpinë e Bardhë.

Pennsylvania është Ohio e re në vitin 2020 në zgjedhjet e SHBA’së. Të dy kandidatët janë lidhur nyje në garën e ngushtë në këtë shtet shembull prej të ‘lëkundurave’. Pennsylvania ka 20 vota elektorale që është shteti kyç për të dy kandidatët, ku të dy kanë mbajtur tubime të shumta përreth vendit.

Në vitin 2016 Trump kishte fituar Pennsylvania me një dallim prej 44 mijë vota. Sipas mesatares së anketave të Real Clear Poltics, Biden prin me 1.2 % para ditës së zgjedhjeve. Kjo shifër është brenda margjinës së gabimit e mund të shkoj për cilin do kandidat.
Një grup anketuesish që ishin prej të paktëve që në 2016’n kishin parashikuar fitoren e Donald Trump – atëkohë kandidati me shumë pak gjasa – The Trafalgar Group përsëri e sheh si fitues presidentin e 45’të.

The Trafalgar Group me sondazhet e tyre në shtetin e Pennsylvania Trump prin me 47.8 % para Biden me 45.9 %. The Trafalgar Group ka metodologji tjetër ku nxjerr votuesin e ashtuquajtur të turpshëm të deklarohen për synimet e vërteta.

Në Philadelphia bizneset i kanë mbyllur dritaret e bizneseve me dërrasa, derisa pak votues u panë në mëngjesin e të martës. Dalja në këtë qytet të Pennsylvania që anon drejt demokratëve bindshëm, është shumë e rëndësishme.

NGJARJE TË TJERA

spot_img