spot_img

Presidenti në ardhje i SHBA’së, në vitin 2010 thoshte se Hashim Thaçi është George Washingtoni i Kosovës

spot_img

Demokrati Joe Biden, me gjasë do të jetë Presidenti i 46 i SHBA-ve. Ndonëse ende nuk ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve të së martës, sipas rezultateve aktuale, gjasat që Trump të përmbys rezultatin me vota elektorale po shihen të vogla.

Joe Biden, në Kosovë, është shumë popullor. Madje, ai konsiderohet si një mik i çmuar i vendit.

Konsideratën për Kosovën, as Biden, herë pas herë nuk e ka lenë pa e theksuar.

Lidhja e Demokratit me Kosovën u forcua edhe më shumë në vitin 2016, kur vendi ynë e nderoi atë dhe familjen e tij duke e emëruar Rrugën Gjilan-Ferizaj merr emrin “Beau Biden” – në kujtim të djalit të ndjerë të Biden që shërbeu si ushtarak në Kosovë.

Por përveç për Kosovën dhe kosovarët, Joe Biden, konsideratë të lartë ka shprehur në një rast edhe për aktualisht presidentit e vendit, Hashim Thaçin.

Në vitin 2010, kur Biden si zëvendëspresident i SHBA-ve e kishte pritur në “Shtëpinë e Bardhë” atëkohë Kryeministrin, Hashim Thaçi, ketë të fundit e kishte vlerësuar si “George Washingtoni i Kosovës”.

Kështu të paktën pretendohej në një komunikatë që Qeveria e Kosovës e kishte lëshuar më 21 korrik 2010, shkruan Reporteri.net.

Aty thuhej edhe se Biden e kishte siguruar ish-kryeministrin Thaçi se integriteti territorial i Kosovës mbetet i pacenueshëm dhe se rendi dhe ligji duhet të vendoset në tërë territorin e Kosovës. Biden po ashtu citohej të ketë thënë se e ardhmja e Kosovës është e sigurt në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Megjithatë, presidenti kosovar, përkundër këtij vlerësimi dhe afërsie me kandidatin demokrat për President të SHBA-vë, por edhe afërsisë me administratën e kundërkandidatit të tij, Presidentit Donald Trump, në këto zgjedhje të SHBA-ve nuk është pozicionuar me asnjërin kamp.

Derisa, në Kosovë pozicionim për zgjedhjet në SHBA, ka bërë vetëm oponenti i Thaçit, ish-kryeministri Albin Kurti.

NGJARJE TË TJERA

spot_img