spot_img

Vjosa Osmani pranon zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës

spot_img

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka pranuar zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës.

“Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës.

Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Osmani pritet t’i drejtohet sot qytetarëve përmes një konference për media në orën 17:00.
Ndryshe sot ish-presidentit Hashim Thaçi i është konfirmuar aktakuza e ngritur nga ana e Gjykatës Speciale.

Thaçi në një konferencë për media bëri të ditur edhe dorëheqjen e tij, pasi siç tha ai “s’do të lejojë në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti prandaj për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Kosovës dhe shtetit të Kosovës, unë sot jam dorëheqje nga pozita e Presidentit të Kosovës”. /Telegrafi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img