Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar një fotografi të re pas konfirmimit të aktakuzës kundër tij.
Fotografia e publikuar nga presidenti, është shumë domëthënëse.
Pamjet janë realizuar pas pritjes që iu bë atij nga ish-ushtaret e UÇK’së, pas arritjes nga Haga ku ishte marrë në pyetje.
Kujtojmë se Gjykata Speciale për ditë të tëra po bastis pa paralajmërim shtëpitë e ish-komandantëve e ish-ushtarëve të ndryshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme për dhjetë orë radhazi u mor në pyetje ish-zëdhënësi i UÇK’së, Jakup Krasniqi, i cili më pas u arrestua dhe u dërgua në Hagë.
Mbrëmë vonë edhe deputeti i VV’së, Rexhep Selimi konfirmoi se ka një aktakuzë të konfirmuar kundër tij.
Teksa sot, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga pozita e tij si president dhe Kadri Veseli nga detyra si kryetar i PDK’së, pasi ndaj dy ish-komandatëve u konfirmua aktakuza e ngritur nga Gjykata Speciale./gazetametro.net