Pas skandalit të bujshëm, ku u kap me një armë zjarri pistoletë, me 23 fishekë luftarak, si dhe një pistoletë çakmak, Fjolla Morina u arrestua nga Policia. Pas hetimeve të mëtejshme, Gjykata e Kukësit caktoi masën e “arrestit në shtëpi”.
Pas gjithë kësaj zhurme Fjolla ishte e detyruar të pranonte lidhjen e dashurisë me biznesmenin Fisnik Syla dhe nuk ka rreshtur së ndari momente të ndryshme me njeriun që i ka marrë zemrën.
Tashmë jo vetëm Fjolla, por edhe partneri i saj biznesmen është mjaft i ndjekur në Instagram ku së fundmi ka ndarë pamje të shtëpisë së tij luksoze.
Syla ka treguar vilën luksoze e cila duket të jetë në një vend të veçuar dhe plot gjëlbërim, me pishinë, jakuzi dhe gjithashtu makinat e shtrenjta s’mund të mungonin.