Pas njoftimit për ngritjen e aktakuzës nga Gjykata Speciale për Hashim Thaçin, ky i fundit dha dorëheqjen dhe u nis për në Hagë. Menjëherë pas konfirmimit të dorëheqjes së ish-presidentit, vërshuan edhe reagimet.
Lidhur me këtë aktakuzë ka reaguar edhe Suzana Tahiri (Shqiponja), që njihet si një nga modelet më simpatike dhe si bukuroshja që në krah një tatuazh, konkretisht portretin e Hashim Thaçit. Përmes një statusi në Facebook, Tahiri shkruan se pas vendimit ëndrra e saj është përmbysur, ndërsa shpresa i ka humbur.