spot_img

Nga heqja e dënimit me vdekje, zgjidhja e racizmit, rritja e pagës minimale…politikat kyçe të Joe Biden

spot_img

COVID-19 Një nga zotimet e Biden për pandemisë botërore është testimi pa pagesë për të gjithë popullin, por edhe një studim shumë i mirë epidemiologjik me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit. Ndë ndryshim nga Donald Trump, ai është pro maskës me detyrim.

Ekonomia dhe punësimi Rritja e pagës minimale dhe investimi e tranzicioni drejt energjisë së gjelbër kanë qenë fokusi i planin të tij në aspektin ekonomik. Ai gjithashtu ka thënë se do të investojë 2 trilionë dollarë drejt energjisë së gjelbër me argumentin se kjo do të ndihmonte klasën punëtore.

Racizmi Për një nga problematikat më kryesore në SHBA, siç është racizmi, për Joe Biden zgjidhja është programe të mirëfillta ekonomike dhe sociale. Ai e ka pranuar se “racizmi eksizton në SHBA”. Gjithashtu ai ka propozuar politika për të reduktuar numrin e të burgosurve dhe se do të adresojë diskriminimet sistematike me bazë gjinore dhe racore. Biden ka deklaruar se do të krijojë një fond prej 20 miliardë dollarësh për programe që do i ndihmojnë shtetet që të reduktojnë numrin e të burgosurve, dekriminalizimin e kanabisit dhe heqjen e dënimit me vdekje.

Politikat e jashtme Në këtë drejtim Biden është i qartë. Prioriteti i tij do jetë së pari për çështjet kombëtare. Një nga premtimet e tij është të rregullojë marrëdhëniet e SHBA me aleatët historik, veçanërisht NATO. Sa i përket marrëdhënieve të acaruara me Kinën që kanë qenë nën drejtimin e Trump, ai ka propozuar koalicione ndërkombëtare për të cilat vetë Kina do të kishte interesat e saj.

Emigracioni Me ardhjen e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden ka deklaruar se që në 100 ditët e para në detyrë do të “kthejë të gjitha politikat e Trump” që ndajnë prindërit nga fëmijët në kufirin me Meksikën, shfuqizimin e limiteve për numrat e aplikimeve për azil dhe heqjen e ndalimit të udhëtimeve nga disa vende me shumicë myslimane.

Ndryshimet klimatike

Joe Biden i ka cilësuar ndryshimet klimatike si një “rrezik ekzistencial” dhe se do të përpiqet të bindë më shumë shtete që të ulin emetimet duke iu bashkuar Marrëveshjes së Parisit, nga e cila Trump u tërhoq. Ai kërkon që Shtetet e Bashkuara të kenë emetime zero deri në vitin 2050, angazhim i cili ka përkrahjen të 60 shteteve në botë. Lajmi kryesor:

Biden presidenti i ri i SHBA-ve, mund bindshëm Donald Trump: Jam nderuar! Do ju përfaqësoj të gjithëve, edhe juve që s’më keni votuar! Amerikanët në festë B.K./Shqiptarja.com

NGJARJE TË TJERA

spot_img