Teksa Biden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale, katër shtete ende nuk kanë deklaruar një rezultat përfundimtar nga numërimi i votave, por numri i tyre nuk mund ta ndalojë Joe Biden të bëhet president. Mbështetësit e tij po festojnë fitoren, ndërsa mbështetësit e Donald Trump kanë dalë në protestë duke kundërshtuar rezultatin.
Kjo është gjendja në të katër shtetet në të cilët po numërohen votat
Xhorxhia
Është lajmëruar se do ketë rinumërim të votave, pasi ka diferencë prej vetëm disa mijëra votash. Ndërkohë rifillimi i numërimit mund të vonojë rezultatin për javë të tëra.
Arizona
Biden dhe Trump janë pothuajse kokë më kokë në këtë shtet, i cili përbman 11 vota elektorale. Kryesimi i Biden po bie, nga 60.000 deri në 20.000 vota diferencë.
Karolina e Veriut
Trump aktualisht është përpara me 75,433 vota, shtet i cili ka 15 vota elektorale dhe pritet që ai të fitojë aty.
Alaska
Trump është 51,382 vota përpara dhe ky shtet përmban tre vota elektorale.