spot_img

Gafa e Bidenit në fjalimin e parë si president i Amerikës

spot_img

Demokrati Joe Biden ka bërë një gafë mbrëmë gjatë fjalimit të tij të parë si president i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Biden i cili do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë për katër vitet e ardhshme, gaboi teksa po fliste për numrin e viktimave nga COVID-19 në SHBA.

Nga shteti i Delawere, përballë një turme të entuziazmuar që thërriste emrin e tij prej disa orësh, pasi këndoi himnin amerikan 77-vjeçari u shpreh:

“Shpresoj se kjo mund të sigurojë njëfarë ngushëllimi dhe qetësimi për më shumë se (230 milionë mijëra), familje që kanë humbur të dashurit e tyre nga ky virus i tmerrshëm këtë vit”.

Biden, që ka hyrë në skenën politike amerikane prej katër dekadash, njihet për gabimet kur flet para publikut, por kjo shënon gafën e tij të parë si president i zgjedhur i amerikanëve.

Kujtojmë se, që nga fillimi i pandemisë, mbi 9.5 milionë persona janë infektuar me koronavirus në SHBA, ndërsa më shumë se 230 mijë kanë vdekur.

NGJARJE TË TJERA

spot_img