19-vjeçarja nga Obiliqi, Laureta Kuleta është gjetur pas gjashtë ditësh që ishte e zhdukur, raporton Gazeta Sinjali.
Ajo po intervistohet në stacionin e policisë dhe për momentin ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Lajmin për gjetjen e saj e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se Kuleta është gjetur sot rreth orës 16:00.
“Sot rreth orës 16: 00 është gjetur (gjendjen shëndetësore e ka të mirë) vajza e zhdukur ditë më parë në Obiliq. E njëjta aktualisht ndodhet në stacion policor deri në kompletimin procedural të rastit”, tha Ahmeti për Gazetën Sinjali.
Gjendet 19 vjeçarja e zhdukur nga Obilqi, po intervistohet në stacionin policor
Laureta Kuleta, vajza 19 vjeçare nga Obiliqi është gjetur pas gjashtë ditësh e zhdukur, raporton Gazeta Express.
19 vjeçarja po intervistohet në stacionin e policisë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Lajmin për gjetjen e saj e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16: 00 është gjetur (gjendjen shëndetësore e ka të mirë) vajza e zhdukur ditë më parë në Obiliq. E njëjta aktualisht ndodhet në stacion policor deri në kompletimin procedural të rastit”, konfirmoi Ahmeti për Express.
Aktualisht nuk dihet se ku ka qenë gjatë këtyre ditëve e reja nga Obiliqi, po ashtu policia nuk ka treguar nëse e njëjta është dorëzuar në stacionin e policisë apo është gjetur.
Laureta është zhdukur më 3 nëntor dhe nga ajo datë familja nuk ka pasur njohuri për vendndodhjen e saj, kurse ende nuk dihet se ku ka qenë ajo gjatë këtyre ditëve .
/Gazeta Sinjali/