“Bisha” Florian Marku ka fituar ndeshjen në mënyrë të rrufeshme ndaj Muma Mweemba.
Shqiptari e nisi menjëherë me vrull ndeshjen dhe vuri përpara kundërshtarin e tij me goditje të forta dhe të befasishme.
Marku e hodhi dy herë në tapet brenda raundit, por kundërshtari i tij e vazhdoi dyluftimin. Shqiptari nuk u ndal dhe e rrëzoi për herë të tretë me një goditje të fortë në fytyrë. Markut i mjaftuan vetëm 1 minutë e 50 sekonda për të mbyllur sfidën.
Gjyqtari ndaloi menjëherë ndeshjen, pasi kundërshtari i tij nuk po reagonte. Marku vazhdon rekordin e tij të pathyeshmërisë dhe merr fitoren e 7 në 7 takime.