Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka zbuluar fjalët që ia ka thënë Rexhep Selimit para nisjes për në Hagë.
“Unë e kam taku Rexhen, kam shku në shtëpi të tij për kafe i kam thanë se unë kam kalu gjithçka në këtë dynje, mirë, e keq në vjetët e mia, i kam thanë ndoshta në luftë më të pas qu në atë dynje nuk isha nijë me keq”, tha Haradinaj në Kanal 10.
Haradinaj theksoi se me Selimin e bashkon lufta e drejtë për lirinë e atdheut ndërsa e ndajnë çështjet politike të pasluftës në kampet e ndryshme ku ata kanë bërë pjesë.