Presidenti i Serbisë dje dha një deklaratë të mbrapshtë e cila ngjalli reagime të shumëta në Kosovë por edhe më gjerë. Ai kërcënoi me luftë nëse nuk zgjidhen problemet e Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut.
Vucic tha se zgjidhja më e mirë e mundshme midis Serbisë dhe Kosovës është përmes dialogut, në të kundërtën paralajmëroi se mund të shihet një konflikt i llojit të Nagorni Karabakut.
Kjo deklarata e bërë nga presidenti serb, Vucic, paraditen e të enjtes, që ka nxitur një mori reagimesh në Kosovë dhe jashtë saj.
Por sa është e përgatitur Kosova për luftë?
Ish-komandantit i FSK’së Kadri Kastrati, tha se Ushtria e Kosovës duhet të forcohet edhe më shumë sesa që është aktualisht. Ai thotë se institucionet e Kosovës duhet të punojnë që të përmirësojnë përgatitjet teknike të FSK’së.
“Një komponentë aktive prej gati 5000 pjesëtarësh, janë të gatshëm që sipas ligjit të mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit që përfaqëson ky flamur. Veç tyre Forca e Sigurisë së Kosovës ka një komponentë rezervë prej 3000 pjesëtarësh. Për t’i mbushur kompetencat dhe detyrat e saj, FSK-ja mund të përdorë mjetet dhe pajisjet që ka në dispozicion për përmbushjen e qëllimit. Institucionet e Kosovës duhet të punojnë që të përmirësojnë përgatitjet teknike të FSK’së. Megjithatë secili ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet t’i shërbejë vendit, atëherë kur është e nevojshme, e për këtë janë betuar”, tha Kastrati për t7, duke theksuar se Kosova akoma nuk është e gatshme për luftë.
Kujtojmë, që aleanca e NATO në anën tjetër, nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e Vucic, por ka konfirmuar se ajo vazhdon të mbështesë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe e konsideron atë zgjidhje të vetme të përhershme politike për stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.
Në anën tjetër, Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, tha se pret që Bashkimi Evropian dhe NATO’ja të reagojnë ndaj “kërcënimit” të Vucicit për “luftë të dhunshme”, ndërsa kryeministri Avdullah Hoti tha se deklarimet e presidentit të Serbisë nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve./gazetametro.net