Modelja e njohur Aurela Hoxha, e cila vetëm pak kohë më parë tregoi planet për dasmë, siç duket i ka dhënë fund marrëdhënies me të dashurin miliarder nga Miloti, me emrin Alban. E ftuar në “Shiko kush luan”, modeles së njohur iu bënë disa pyetje pikante për të kuptuar më shumë rreth lidhjes së saj me Albanin. Teksa i bëheshin pyetjet, Hoxha përgjigjej lehtësisht.
Kjo e fundit tha se:
“I kam thënë të dua dhe e km puthur në buzë që në takimin e parë, sa zgjohem i them edhe atij të zgjohet sepse më merr malli. Është shumë xheloz për çdo person që më afrohet, por ende nuk kemi folur për dasmën”
Më pas, modelja tha se të gjitha përgjigjet kanë lidhje me qenin e saj duke thënë se:
“Unë iu përgjigja të gjitha pyetjeve sepse ju nuk mu drejtuat me emër, pikët i meritoj sepse nuk kam gënjyer. Ishin të gjitha për Rekun. Kush më njeh e di që ai është dashuria ime më e madhe”
Pjesë nga diskutimi:
Luana Vjollca: Uaaa, po si, i dashuri është Reku.
Aurela: Jo, është qeni (vijoi duke mos thënë asnjë fjalë për Albanin e famshëm.)
Të jenë ndarë vallë? Këtë nuk mund ta themi me siguri, por diçka u nënkuptua nga fjalët e Aurela Hoxhës.