Behgjet Pacolli ka uruar gruan, Masha Pacollin, e cila feston ditëlindjen sot.
Behgjet Pacolli, përveçse një biznesmen dhe politikan i suksesshëm, është edhe njeri mjaft i përkushtuar edhe ndaj familjes, shkruan lajmi.net.
Së fundmi ai në rrjete sociale ka uruar ditëlindjen e gruas së tij, rusen Masha Pacolli.
“Gëzuar ditëlindjen, gruaja ime! Një ditë e lumtur në familjen tonë, pasi ne sot festojmë ditëlindjen e Mashës. Një nënë dhe grua e kujdesshme, e cila gjithmonë kujdeset për të tjerët para vetes.”, shkroi ai në publikimin e bërë.
Behgjeti jo rrallë herë shfaq mirënjohjen për Mashan, duke i bërë dedikime të ëmbla kohë pas kohe.