Milaim Bellanica nga Krusha e Madhe e Rahovecit, pretendon se ka xhiruar masakrën në Krushë dhe se të njëjtat incizime i janë marr nga kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, në Frontal deklaroi se pamjet që kanë qenë në ato incizime kanë qenë mjaft të rënda.
“Janë shumë të rënda. Janë pamje ku tregohen se u janë nxjerr sytë, janë shpuar me plumba e ku kanë qenë cdo 2-3 cm një plumb. I kam prekur me këto duar dhe jam i prekur në shpirt”, ka thënë ai, duke shtuar se këto gjëra duhet të tregohen edhe pse janë të rënda.
Protagonisti i këtij incizimi, Bellanica foli edhe për lidhjen e gjakut me personat që i incizoi e që ishin të masakruar nga forcat serbe.
“Të gjithë ata që i kam xhiruar janë bashkëfshatar të mi. Nuk i kam të gjakut por bashkëfshatarë. Të kish qenë një argument se ata kanë qenë njerëz të UÇK-së ishte kuptuar sepse ata do e kishin dhënë jetën për liri, por asta ishin njerëz të pafajshëm”, ka thënë Bellanica në Frontal.
Bellanica tregoi edhe për drojën që pati për publikimin e këtyre incizimeve për shkak se në to kishte edhe gjëra personale të familjes.
“Unë nuk kam dashur që të dal, por për hir të të vërtetës kam dal dhe e kam publikuar atë kasetë. Kaseta nuk ka qenë e zbrazëta dhe kam pasur edhe gjëra të familjes”, ka deklaruar ai.
Rrëfimi i tij në Frontal, përfshiu edhe momentin kur ai dhe familja e tij vendosën që ta lënë Kosovën.
“Kur filluam të largohemi nga Kosova, Krusha e Madhe e deri afër kufirit, traktori im dhe i djalit të axhit ishte i pari. Kur arritëm tek Zhuri aty pati shumë policë. Unë u thashë ndodhi cak ndodhi ju shpëtoni dhe unë do të mbes këtu”, ka thënë Bellanica.