Është vrarë në qelinë e tij pedofili famëkeq i Britanisë nga një i burgosur. Ky i fundit tregoi në gjyq se do të kishte vazhduar të vriste të tjerë të burgosur, por që po argëtohej shumë me dhunën ekstreme ndaj Richard Huckle.
Autoritetet thanë se Huckle ishte përdhunuar dhe mbytur për vdekje në një sulm të planifikuar mirë nga i burgosuri Paul Fitzgerald.
Sulmuesi 30-vjeçar tha në gjykatën britanike të Hull se dëshironte që viktima e tij ‘të ndjente atë që kishin ndjerë fëmijët e përdhunuar’ prej tij.
Huckle ishte duke kryer 22 dënime me burg të përjetshëm për sulme seksuale ndaj të paktën 191 fëmijëve, kur punonte si vullnetar në jetimore në Maljazi dhe Kamboxhia.
Fitzgerald, edhe ai i dënuar për sulm seksual, mbyti 33 vjeçarin, i nguli një stilolaps në hundën e tij derisa i shpoi trurin, dhe e përdhunoi me një mjet kuzhine.
Huckle ishte goditur gjithashtu në qafë me një armë të krijuar duke futur një vidë në një furçë të shkrirë dhëmbësh.
Dy roje burgu kishin ardhur me nxitim në vendngjarje dhe gjetën Fitzgerald duke mbytur Huckle, teksa sulmuesi dukej se i fliste në vesh viktimës së tij. Ata nuk munden të kuptonin fjalët.
Në një nga intervistat e dhëna, Fitzgerald ka thënë se sulmi i tij ishte ‘drejtësi poetike’, raporton BBC.