spot_img

Albin Kurti: Unë fare nuk e shoh PDK-në si partner, por tash nuk e shoh as LDK-në

spot_img

Albin Kurti ka folur për Kallxo lidhur me koalicionet e mundshme të VV-së me partitë tjera në zgjedhjet e ardhshme.

Ai sërish e ka theksuar se VV nuk hyn në koalicion me PDK-në, për shkak se sipas tij, kjo e fundit nuk është reformuar.

Për më tepër, Kurti ka thënë se tash nuk e sheh VV-në në koalicion as me LDK-në.

“Është e njëjta PDK. Nuk ka ndryshuar, nuk ka pasë as zgjedhje e as reformim. Të njëjtit janë ata. Pra, për mua nuk ka ndodhë kurfarë reformimi në opozitë i Partisë Demokratike të Kosovës. Përkundrazi, ajo ka qenë ndër faktorët e rëndësishëm të rrëzimit të qeverisë sonë. Mos harroni, pa 24 votat e PDK-së nuk do të mund të rrëzohej qeveria Kurti sepse nuk do të bëheshin 61 vota. Edhe shumë interesant, asnjë nuk mungoi atë ditë. 24 deputetë i kanë, të 24 si rruzat në pe kishin ardhur me 25 mars me i çu dy duart para Grenellit se jo para meje. Kshtu që nuk ka kurfarë reformimi aty.

Unë fare nuk e shoh PDK-në si partner. Fare. Por tash nuk e shoh as LDK-në [qesh]. A po kupton…”, ka thënë Kurti.

NGJARJE TË TJERA

spot_img