Aniston tregoi fizikun gjatë xhirimit të fushatës së re sportive të “Vital Proteins”.
Ajo ka qenë prej kohësh një avokate për jetë të shëndetshme dhe fiziku i saj është prova e përkushtimit të saj, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Jennifer Aniston tregoi fizikun e saj të pabesueshëm në një xhirim mahnitës të fushatës së re pasi u bë fytyra e proteinave Vital.
Në kampanjë shihet 51 vjeçarja e ulur në një pjesë teksa po demonstronte disa lëvizje dhe shkon për vrapim.
Në një foto ikona e “Friends” kishte vënë në pah krahët dhe belin e saj të tonifikuar e veshur me një palë sytjen jeshile sportive, ndërsa vrapon në dritën e diellit.
Një tjetër imazh demonstron dashurinë e Jennifer për yogën, ndërsa pozon në të njëjtin kostum sportiv.
Fiziku i mrekullueshëm i yllit është shfaqur edhe në foton e tretë, ndërsa ajo shfaqet e veshur në të bardhë.
Jennifer do të bëhet fytyra e fushatës së markës në dhjetor, kurse të mërkurën njoftoi se do të bashkohej me markën Wellness.
Aktorja ndau një foto në Instagram duke treguar të gjitha produktet e saj Vital Proteins për të shënuar partneritetin.
Jennifer ishte veshur në të bardha, ndërsa para saj mbante një shportë me kavanoza të ndryshëm.
“Unë jam aq e ngazëllyer që (më në fund) të ju njoftoj se unë po bashkohem me @vitalproteins”, shkroi ndër të tjera ajo.
Aktorja tregoi se vite më pare kishte përdorur rregullisht proteinat Vita, ndërsa tani po bëhet pjesë e markës. /Lajmi.net/