Pos Resul Sinanit, Edona Zogut, e shumë emrave të njohur të medias në Kosovë, televizionit “ATV” i është bashkuar edhe ikona e lajmeve, Aurora Susuri, raporton Korrespodenti.
Kjo është konfirmuar nga vetë televizioni “ATV” përmes një video promovuese në faqën e saj zyrtare në facebook.
Ditë më parë, është konfirmuar se edhe dy moderatorët e njohur, Resul Sinani dhe Edona Zogu, do të punojnë në televizionin ‘ATV’, i cili pritet të startojë së shpejti.
Resul Sinani këtë e kishte konfirmuar kohë më parë, ndërsa pak ditë më vonë, edhe moderatorja Edona Zogu është prezantuar si punëtore e ‘ATV-së’.
Televizioni ‘ATV’ një nga investime më të mëdha mediatike në Ballkan.
Ekipës së ‘ATV’ iu janë bashkëngjutur gazetarët dhe prezantuesit më të njohur në Kosovë, nga të gjitha televizionet kosovare.
ATV-ja, si projekt i “Media Invest”, do të zhvillohet dhe do të funksionojë në ambiente gjigante, mbi themelet e Kolegjit AAB, i cili nëpërmjet Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë, për 20 vjet me radhe,̈ u ka dhënë mediave në Kosovë profesionistë të spikatur dhe të përkushtuar, të cilëẗ kanë lënë gjurmë në fushën e mediave në vendin tonë.
Investimet në teknologji janë bërë në bashkëpunim me ekspertët më të mirë në fushën e medias. Si rezultat i kësaj, ATV-ja do të transmetojë nëpërmjet teknologjisë së fundit dhe më cilësoren në tregun mediatik në rajon dhe më gjerë./Korrespodenti