Era Istrefi i është rikthyer fotove joshëse, pasi u “zhduk” nga rrjetet sociale.
Era Istrefi është një ndër artistet shqiptare, fama e të cilës ka kaluar të gjithë kufijtë, shkruan lajmi.net.
Ani pse kohën e fundit nuk ka qenë aktive me këngë të reja, Era i ka mbajtur të informuar fansat përmes fotografive në rrjete sociale.
Në fotografitë e fundit, artistja shfaqet tejet joshëse me një stil më ndryshe të flokëve dhe dukej në formë të mirë.
Era kishte bërë flokët dredha dhe kishte vendosur make-up në fytyrë, ndërsa dukej shumë joshëse.
Kujtojmë se pavarësisht asaj se fansat e Era Istrefit presin të dëgjojnë diçka të re nga këngëtarja, ajo ende nuk ka dhënë ndonjë datë për projektet e reja.