Me 51.64% të votave ka fituar kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Buliiqi në komunën e Podujevës.
Pas publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ, Bulliqi përkrahë Kurtit iu është drejtuar votuesve të tij.
Bulliqi ka uruar qytetarë për fitoren në këtë komunë derisa ka kërkuar që në mënyrë të qetë të shpërndahen për shkak të pandemisë Covid-19.
“Të dashur qytetarë urime fitorja, urime urime”, ka thënë Bulliqi
“Ju ftojë të gjithë që në mënyrë të qetë të gjithë të shpërndahemi dhe nga e hëna të nisim punën”, ka kërkuar kandidati i VV-së për kryetar në Komunën e Podujevës.