Afrim Muqiqi ka thënë se duhet të kthehen dasmat që nga nesër, pasi që po lejohen tubimet politike.
Muqiqi ka thënë se është e turpshme që të pengohet puna e bizneseve dhe të lejohen tubimet politike, siç ishte tubimi i fitores së Vetëvendosjes në Podujevë.
“Është e turpshme të mblidhen keq shumë njerëz, e të dëmtohen bizneset. Do të ketë pasoja të mëdha sepse ka qenë një masë e pakontrolluar.