spot_img

Japonia në krizë, po bie interesi për seks tek të rinjtë

spot_img

Dashuria dhe seksi në Japoni po humbin kuptimin. Ka vite që në këtë shtet numri i të porsalindurve po bie ndjeshëm, ashtu siç po rritet edhe numri i beqarëve.

Mariko e Joko janë të martuar, por që ka vite që s’kanë fëmijë nga mungesa e marrdhënieve seksuale. Burri pëlqen lojërat kompjuterike dhe ushqimin, ndërsa gruaja pëlqen angazhimin në punë.

Raste si kjo në Japoni janë të shpeshta. Të rinjtë janë shumë të dhënë pas teknologjisë dhe të angazhuar me punë. Rreth 25 për qind e rinisë së sotme në Japoni thuhet se janë beqarë dhe kanë gjasë te mbesin të pamartuar për tërë jetën.

Japonia po e quan këtë shtresë si “beqarë parazitarë” sepse janë popullsi e rritur dhe jeton në kurriz të prindërve të tyre, shkruan Indeksonline.

Pjesa e beqarëve në popullsi është rritur në mënyrë dramatike në 30 vjetët e fundit. Popullsia po plaket më shpejt se në çdo vend tjetër industrial në botë.

Një studim i Universitetit të Tokios zbuloi se një në katër gra dhe një në tre burra në fund të të 30-ve janë beqarë. Gjysma e tyre nuk ishin të interesuar në marrëdhëniet heteroseksuale, tregoi studimi.

Një studim tjetër tregon se të rinjtë e shohin në Japoni seksin si mundim dhe humbje kohe./Indeksonline/

NGJARJE TË TJERA

spot_img