Sherri mes Melisës dhe Sindit në episodin e djeshëm të “Përputhen” vazhdon të jetë shumë i komentuar.
Gjatë një debati mes tyre Sindi iu drejtua Melisës me këto fjalë: “Unë do bëj seks me atë që e ndjej e jo me atë që më jep një kafe”.
Pas kësaj deklarate Melisa doli nga studioja dhe shpërtheu në lot në prapaskenë.
Ndërkohë Sindi duket se nuk ndalet me deklaratat e saj dhe orët e fundit ka postuar në Instastory një video të saj, krah së cilës shkruan: “Jepu njerëzve një shije të ilaçeve të tyre dhe shihe si do t’i çmendë”.
Vazhdon edhe jashtë studios sherri në mes të vajzave të “Përputhen”