Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Shqipërisë.
Arrestimi i tyre ka ndodhur pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.
“Gjatë intervenimit njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia po e heton rastin.