Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Veron Hasani, dy ditë pasi u arrestua dhe u rrah, ka protestuar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Ai në një postimi në Facebook, ka shkruar se qasja e dhunshme e qeverisë Hoti ndaj qytetarëve të Republikës është e papranueshme dhe e patolerueshme.
Postimi i plotë:
Në mbështetje të shprehjes së lirë!
Kur qytetarët shprehen me zërin e tyre në vende publike, pushteti shndërrohet në diktaturë kur nëpërmjet brutalitetit e dhunës tenton të shtyp lirinë e fjalës.
Pas dy ditësh të Qeverisë Hoti fillimisht më arrestuan mua e pastaj edhe qytetarin Besnik Mujeci pasi kishte thënë “poshtë Lista Serbe.”
Qasja e dhunshme e qeverisë Hoti ndaj qytetarëve të Republikës është e papranueshme dhe e patolerueshme.
Ne mund të shprehemi lirshëm, ne do ta themi të vërtetën tonë. E vërteta jonë do trumfoj pavarësisht dhunës së tyre. Zëri ynë përveçse është liri e shprehjes është dhe shprehje e lirisë.
O hajna #ICanSpeak