Bota ka vite që synon të prodhojë makinat plotësisht autonome dhe duket se një kompani kineze sapo iu afrua edhe më shumë këtij realiteti.
AutoX, njoftoi se kishte nxjerrë “robot-taksitë”, të cilat qarkullojnë pa shofer në rrugët publike në Shenzhen. Kjo kompani ka hequr plotësisht shoferin rezervë ose çdo operator të largët për flotën e saj lokale prej 25 makinash.
Momentalisht, qeveria nuk kufizon rrugët ku operon AutoX në qytet, megjithëse kompania tha se ata janë përqëndruar në qendrën e qytetit.
“Kjo është një ëndërr!”, tha CEO i AutoX, Jianxiong Xiao në një intervistë.
“Kemi punuar për shumë vite dhe tani nga pikëpamja teknike, makina është gati”, shtoi ai.
AutoX u themelua në 2016 nga Xiao, një ish-asistent pedagog në Princeton. Firma me qendër në Shenzhen përqendrohet në krijimin e teknologjisë për makina që drejtojnë vetveten, dhe është partnere me prodhues të mëdhenj të automjeteve, të tilla si Fiat Chrysler, për të zhvilluar dhe vendosur “robot-taksin” e saj.
Nisma e re është ende në modalitetin e provës dhe aktualisht nuk është e hapur për publikun. Kjo ka të ngjarë të mos ndryshojë së shpejti, sipas Xiao, i cili tha se shpresonte të merrte leje për të zgjeruar programin për udhëtarët e rregullt në dy ose tre vitet e ardhshme.