Sanije Rexha, bashkëshortja e ish-komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha (i njohur në luftë si Sandokani), i ka kërkuar deputetes së LDK-së, Marigona Gecit që të kërkojë hetimin e vrasjeve në Kosovë nisur nga babai i saj, Gani Geci.
Sanije Rexha e ka quajtur Gani Gecin vrasës serik të çlirimtarëve, tradhtar të kombit, kidnapues, intrigant e kriminel.
“Ku po jetojmë? Vajza e vrasësit serik të çlirimtarëve , tradhtarit të kombit, Gani Gecit, Marigona Geci paska kërkuar hetim për vrasjet në Kosovë. Moj e mjerë, fillo nga babai yt tradhtar, kindapues,vrasës, intrigant , kriminel e shkuar krimineli !”, ka shkruar Sanije Rexha.
Deputetja Marigona Geci, të premtën në seancën e Kuvendit, foli për vrasjet duke përmendur këtë si arsyetim për tërheqjen e nënshkrimit të saj nga iniciativa e PDK-së për mbështetjen e Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike.
“Kam disa arsye të cilat tani do t’i përmend. Ju vuajtjet tona para disa ditësh na i kemi marr si dobësi dhe si ligësi, por tani do t’ju tregoj se as nuk jemi të dobët dhe as të ligë. Nënshkrimin tim e kam tërhequr nga iniciativa e PDK-se sepse edhe më herët kam pasur informacione, por tani ani e di saktë nga një aktakuzë publike se kryetari dhe ish-kryetari i partisë suaj janë të dyshuar për vrasjet politike në Kosovën e pas luftës”, tha ajo. “Mua po më duket se ju keni menduar se n e si familjarë të viktimave të dhunës politike që kanë ndodhru në Kosovë pas l;uftës nuk kemi guxim të flasim të vërtetën”.
Gani Geci pasluftës ishte pjesë e LDK’së. Më 2006 kur ishte ndarë LDK-ja kishte kaluar në LDD për t’u kthyer prapë në Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.
Geci është vrasës i dyfishtë. Një vrasje e ka kryer në luftë ndërsa një pasluftës për të cilën ka mbajtur edhe disa vite burgim.
Në zgjedhjet e fundit vajza e Gani Gecit është renditur gruaja më e votuar në LDK pas Vjosa Osmanit.