Pamjet e aksidentit të rëndë që i kushtoi jetën një vajze të re në Kamëz kanë tronditur opinionin publik. 22-vjeçarja Alida S. ndodhej në automjet me shoqen e saj Deni Doku, 19-vjeçe, kur kjo e fundit i preu rrugën një automjeti që vinte në kahun e kundërt. Pasojat ishin tragjike për 22-vjeçaren e cila gjeti vdekjen në spital.
Dy të rejat duket se ishin të apasionuara pas rrjeteve sociale. Që prej momentit të aksidentit që ndodhi të shtunën, Deni ka bërë disa postime në rrjetet sociale ku shpreh dhimbjen për ngjarjen e rëndë. Në një postim në TikTok, 19-vjeçarja shfaqet mes lotëve në ambientet e spitalit ku po merr mjekim, ndërsa bashkëngjitur ka postuar foton e makinës Smart me të cilën u aksidentua.
Më herët, në një postim në Instagram, ajo shkruajti: “Nuk e di nga t’ia nis dhe si të flas për këtë person kaq të rëndësishëm për mua. Motra ime. Nuk e pranoj dot humbjen tënde. Më duket sikur po më pret në shtëpi, ashtu siç më prisje ti gjithmonë! Alida Ti je pranë meje. Ti do jesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim, pjesë e zemrës time, e trupit tim. Je e pandashme, je pranë meje. Gjithmonë do të mbetesh e tillë Alida ime, asgjë s’mund të na ndajë, as ajo natë e zezë, as fati tmerrues, as ajo skëterrë që më tronditi fort. Asgjë. Je këtu më mua. U prefsh në paqe shpirt i bardhë. Jeta ime është e jotja dhe është mbyllur aty ku u përfundua e jotja. Lulja më e bukur e parajsës, Të dua”.
Dy vajzat mbetën fillimisht të plagosura në aksidentin e të shtunës. Fatkeqësisht 22-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe gjeti vdekjen një ditë më vonë në spital. Ndërsa 19-vjeçarja Deni Doku ndodhet nën kujdesin e mjekëve./tvklan.al