Bashkëshorti i këngëtares shqiptare, Tuna Sejdi, Patris Berisha, gjatë këtyre ditëve ka qenë shumë i komentuar në faqet rozë.
Ai duket se ka thyer heshtjen pas disa raportimeve që janë bërë në lidhje me raportin e tij me artisten e po ashtu edhe me djalin e tyre.
I njëjti ka postuar një video bashkë me djalin që siç shihet është një përgjigje për punën e mbiemrit.
Kjo ka lënë të kuptohet si kundërpërgjigje ndaj Tunës, e cila ndërroi mbiemrin e djalit në Instagram nga Berisha në Sejdi.
Ajo po ashtu u bë e ditur se është zhvendosur të jetojë në vendlindjen e saj, në Shkup.
Megjithëse nuk dihet nëse dyshja kanë ndarë përfundimisht rrugët, apo kanë bërë një pauzë nga martesa e tyre.
Në video, Patrisi është kritikuar mjaft shumë edhe nga ndjekësit për mënyrën se si i dhuron dashuri Tianit, pasi në një moment shkëmbejnë puthje edhe në buzë. /Telegrafi/