Mario Baloteli do jetë lojtar i ri i ekipit të Monzas në Serinë B. Firma vjen sot dhe te klubi i Berluskonit dhe i Galianit, Supermario do të përfitojë 500 mijë euro për 6 muaj. Sulmuesi italian ka folur në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka falënderuar Berluskonin dhe Galianin për mundësinë dhe shpërblimin do ia japë duke dërguar Monzën në Seria A.
Baloteli u shpreh:
Falënderoj presidentin Berluskoni dhe Adriano Galianin për këtë mundësi, do të bëj gjithçka për të ndihmuar Monzën të ngjitet në Seria A”
Ndërkohë, Adriano Galiani e ka cilësuar si një bast personal afrimin e Mario Balotelit te Monza. 73- vjeçari bëri të ditur që pas negociatave që kishte me Mino Railolën, menaxher i Balotelit, ai nuk kërkoi asnjë kompensim për transferimin e sulmuesit.