Që prej konfirmimit të rasteve të para me koronavirus, ekspertët e shëndetit kanë treguar se cilat janë mënyrat kryesore të transmetimit të Covid-19.
Gjithsesi, duket se ekzistojnë edhe disa mënyra të tjera më pak “popullore” për të cilat nuk flitet shumë.
Studimet e bëra së fundmi sugjerojnë se virusi mund të mbijetojë në sipërfaqe të ndryshme për më shumë se 17 ditë. Dhe, tani rezulton se virusi mund të përhapet edhe përmes ujit në tualete. Kërkuesit nga Universiteti i Stanfordit kanë bërë disa kërkime rreth rrezikut të transmetimit të SARS-CoV-2 përmes burimeve ujore.
Ndërsa studimet fillestare treguan se virusi nuk ekstraktohet në urinë ose feçe, kohët e fundit ka pasur dëshmi në rritje që virusi, ose të paktën gjenomi i tij, ekskretohet në fece.
Nëse virusi sekretohet me anë të kësaj mënyrë, atëherë kjo do të thotë se mund të transmetohet edhe nga tualetet.
Alexandria Boehm, e cila drejtoi studimin u shpreh:
“Nuk ka gjasa që kjo të jetë një rrugë kryesore transmetimi, por një person potencialisht mund të ekspozohet duke bashkëvepruar me ujin e kontaminuar me materie fekale të patrajtuara.”