Stresi ka një mesazh për Edi Ramën.
Reperi i njohur Stresi duket i ka dhënë së fundmi një ultimatum Edi Ramës, shkruan lajmi.net.
Ai i është bashkuar qytetarëve, të cilët po protestojnë rrugëve të Tiranë, për të kërkuar drejtësi për rastin e Klodian Rashës.
Stresi është shpallur në kërkim të policisë, por kjo gjë nuk e ka ndaluar të bëjë thirrje për protestë vazhdimisht.
Stresi me anë të disa postimeve, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama dorëheqjen e Drejtorit të Policisë.
Ai përmes një postimi të fundit, Stresi e kërcënoi Ramën, duke i thënë se do ta ketë fatin e Gadafit.
“Edi Rama per her tfundit pot shkruj dorzo ardi mafiozin ose do digjet surreli e mali dajtit . Edi Rama Do kesh fatin e Kadafit”, ka shkruar Stresi në Instagram./Lajmi.net/