Autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar se janë gjetur të vdekur dy persona (babë e bijë) në një shtëpi në Prizren.
Sipas informacioneve të dhëna nga Policia dhe Prokuroria bëhet fjalë për një zyrtar policor dhe për një person tjetër që dyshohet të jetë vajza e tij.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, derisa në vendin e krimit ka dalë Prokuroria dhe një numër i madh policësh.
Sipas burimeve, dyshohet se babai ka vrarë vajzën e tij dhe më pas edhe veten.