Një person rreth 60 vjeç është gjetur pas shenja jetë në lagjen Tophane në Prishtinë. Qytetarët kanë vërejtur një person të shtrirë në rrugë dhe menjëherë kanë lajmëruar Policinë e Kosovës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 18:40 kanë i marrë informatë se një person është hasur i shtrirë në tokë në rr.”Mark Isaku”.
“Njësia policore ka dale në vendngjarje dhe ka ftuar edhe ekipin e mjekeve emergjent me ç’rast është konfirmuar se personi është pa shenja jete”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi I Policisë së Kosovës Agron Borovci.
Ai ka thënë se personi është i gjinisë mashkullore, rreth 60 vjeç dhe aktualisht ka nisur hetimi për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen.