Sipas ‘ESPN’, trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, mund të shkarkohet në rast se ekipi i tij humbet ndaj Lile të dielën në kuadër të xhiros së 16-të të Ligue 1.
Sipas ‘ESPN’, thuhet se dita e diele është kruciale për trajnerin e Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel.
Kjo ndeshje, në rast se humbet mund të dërgojë ekipin parisien edhe më poshtë në tabelë, por tani po flitet edhe për zëvendësimet e gjermanit.
Emrat e mundshëm thuhet të jenë, Maurizio Pocchetino dhe Massimiliano Allegri.
Gjithashtu theksohet edhe tensioni në mes të Drejtorit Sportiv, Leonardos dhe gjermanit, dhe arsyeja është se Tuchel është sjellë në ekip nga eprorët e klubit dhe Leonardo dëshironte dikë tjetër në stol për të drejtuar ekipin.
Të dy, edhe Pocchetino edhe Allegri, nuk kanë përjashtuar mundësinë e një aventure të re, por italiani ka aluduar se do të donte të përjetonte Premierligën.