Tuna po shoqërohet nga një mashkull.
Raporti i saj me partnerin Patris Berisha ka pasur shumë krisje që nga fillimet e para, shkruan lajmi.net.
Ajo madje në rrjete sociale hoqi mbiemrin e tij dhe çfarë u komentua shumë ka qenë fakti se ia hoqi edhe djalit mbiemrin e babait.
Mirëpo Tuna si duket ka vendosur të distancohet nga të gjitha komentet për tu argëtuar në Miami.
Ajo i ka publikuar disa imazhe ku shihet se po kalon mjaft mirë, mirëpo nuk kishte se si të mos binte në sy ai ku shihet se po e shoqëron një mashkull.
Duket se djali në foto është menaxher i restorantit ku Tuna po argëtohet.