Një teorist i shfrenuar i fundit të botës ngul këmbë se bota do të marrë fund sot dhe se ka prova për apokalipsin në ardhje.
Pastori amerikan Paul Begley, i cili shpërndan teoritë në kanalin e tij të YouTube, thotë se fundi i botës vjen në 21 dhjetor 2020, si rezultat i linjëzimit të planeteve.
Ndjellësi i panikut Begley paraljmëron: “Jemi duke jetuar ditët e fundit, me gjak, zjarr dhe shtëllunga tymi … para ditës së madhe e të tmerrshme të ardhjes së Zotit “.
Më parë ai citonte kalendaret e fiseve Maja dhe linjëzimin e dy planetëve më 21 janar, si bazë për paraljmërimet e tij të panikut.
Në fakt orbitat e planetëve Jupiter e Saturn i afrojnë aq shumë ato me njëri-tjetrin, saqë krijojnë në qiell fenomenin e “planetit të dyfishtë” më 21 dhjetor.
Kjo shënon bashkimin e dy planetëve, duke formuar atë që disa quajnë “Ylli i Krishtlindjeve”.
Pastori Begley thoshte në qershor në kanalin e tij në YouTube: “Do të jetë momenti kur Jupiteri e Saturni do të jenë më afër me njëri-tjetrin që prej vitit 1623 dhe diçka e tillë nuk do të ndodhë për 500 vjet të tjera.
“Kjo është diçka e rrallë dhe do të ndodhë në solsticin e dimrit më 21 dhjetor 2020. Fiset maja kanë thënë se kjo do të jetë fundi i botës siç ne e njohim”.
Pastori i internetit nga Indiana në SHBA, thotë se eventi misterioz do të sjellë rikthimin e Jezus Krishtit.
Sipas sondazheve të kryera në 20 vende, rreth 14 përqind e njerëzve besojnë se bota do të marrë fund gjatë jetës së tyre. Besimtarët e apokalipsit ishin nga rreth 6 përqind në Francë, deri te 22 përqind në SHBA apo Turqi.
Pastori evangjelist ka bërë shumë parashikime të tjera të katastrofës në të kaluarën, të cilat për fat të mirë nuk janë realizuar. (TheSun)