spot_img

Aktori me origjinë shqiptare do të luajë rolin e Sandokan

spot_img

Seriali i famshëm “Sandokan”, ku hero është ‘tigri’ i Malajzisë, pritet të rikthehet në ekran në një variant të ri italian që do tentojë të mbajë të mbërthyer publikun para ekranit.

Mësohet se roli i Sandokanit do t’i besohet aktorit turk me origjinë shqiptare, babai i të cilit është djali i një emigranti nga Prishtina.

Kujtojmë që aktori i variantit të parë dhe të paharrueshëm të Sandokanit ishte aktori indian Kabir Bedi. Seriali do të transmetohet në vitin 2021 dhe aktorë të tjerë protagonistë do të jenë si Luca Argentero dhe Alessandro Preziosi.

Can Yaman është një ndër aktorët më të spikatur turq të viteve të fundit, që njihet tanimë edhe në Itali e Spanjë. “Është një projekt i ri, ende në zhvillim e sipër. Është një foshnje (projekti) ende i porsalindur. Jam krenar që marr pjesë në një projekt ndërkombëtar si ky”, tha Can Yaman në fjalën e tij.

NGJARJE TË TJERA

spot_img