Ajo që pritej të ishte veçse një postim më shumë në llogarinë e modeles Margot Foxx, e cila ndiqet nga më shumë se 33 mijë njerëz rezultoi në një fotografi tunduese, që duket se nuk mundi t’i rezistonte as Papa Françesku.
Nga llogaria e këtij të fundit është bërë një pëlqim (like) për fotografinë e Foxx-it, e cila shfaqet e veshur me një trupore transparente të zezë.
“Papa më pëlqeu fotografinë, kështu që do shkoj në parajsë”, shkroi e reja.
Kjo nuk është hera e parë që nga llogaria e Papa Françeskut pëlqehen fotografi të cilësuara “provokuese”. Më herët, nga llogaria në fjalë u pëlqye edhe fotografia e modeles braziliane, Natalija Garibo, e cila reklamonte të pasmet bombastike nën veshjen provokuese si një vajzë shkolle.
“Të paktën po shkoj në parajsë”, shkroi gjithashtu asokohe 27-vjeçarja.
Për rastin e modeles Garabotto, Vatikani u shpreh se do të nisë një hetim i brendshëm, për të cilin ende nuk ka një përgjigje zyrtare. Kështu mbetet enigmë nëse like-t kanë ardhur si pasojë e një hakerimi apo zgjedhjeje personale.